Lajme

OBSH-ja pret vlerësimin e Moderna-s dhe dy vaksinave kineze


Organizata Botërore e Shëndetësisë pritet të lëshojë vlerësimet e saj për listën e përdorimit emergjent të dy vaksinave kryesore kineze për COVID-19 si dhe Moderna. Këto, të inokuluara deri në fund të javës së ardhshme, tha të premten e 30 prillit Ndihmës Drejtori i Përgjithshëm i OBSH-së Mariangela Simao.

Simao tha se paneli i pavarur i OBSH-së po vlerësonte vaksinën Moderna dhe një vaksinë nga Sinopharm-i i Kinës të premten dhe do të shikonte vaksinën tjetër kryesore të Kinës, të bërë nga Sinovac Biotech, javën e ardhshme.

“Pra, deri në fillim të javës tjetër ose në fund të javës tjetër do të kemi vlerësimin përfundimtar të këtyre tre vaksinave”, tha ajo gjatë një konference.

Lista e përdorimit emergjent të OBSH-së është një sinjal për rregullatorët kombëtar se një vaksinë është e sigurt dhe efektive dhe do të lejojë që ato vaksina të blihen dhe shpërndahen nga COVAX-i, programi ndërkombëtar për ndarjen e vaksinave për vendet e varfra.

Simao tha se ishte e rëndësishme që të kishte më shumë vaksina në dispozicion për shkak të problemeve të furnizimit për dozat e tjera, përfshirë nga India, një burim kryesor i vaksinave për COVAX-in i cili ka kufizuar eksportet për shkak të një rritjeje në rastet e brendshme.

Nëse miratohen, dy vaksinat kineze do të ishin të parat të zhvilluara në një vend jo-perëndimor që do të marrin mbështetjen e OBSH-së.

Kina tashmë ka vendosur miliona doza të të dyja vaksinave kryesore në vend dhe i ka eksportuar ato në shumë kontinente, veçanërisht në Amerikën Latine, Azi dhe Afrikë.

Deri më tani, OBSH-ja ka dhënë listën e përdorimit emergjent në tre vaksina kundër COVID-19, të bëra nga Pfizer, AstraZeneca dhe Johnson & Johnson.

Përshtatur nga Reuters për Albanian Post

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore