Lajme

OBSH: Investigimet mund të zgjasin me vite


Ekipi i Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH) ka qenë në karantinë në Wuhan për dy javët e fundit.

Ata janë në një mision për të zbuluar origjinën e pandemisë së coronavirus-it.

Gjatë një interviste, virologia holandeze, Marion Koopmans, tha se është “mjaft optimiste” për hetimin.

Sidoqoftë, ajo gjithashtu paralajmëroi, që njerëzit mund të kenë nevojë të ulin pritshmërite e tyre, duke vënë në dukje se ky është vetëm “fillimi i parë” i hetimit të tyre mbi origjinën e Covid-it. Procesi mund të “zgjasë me vite”, u shpreh ajo.

Ekipi, i përbërë nga shkencëtar dhe mjekë, ka shkuar me 12 janar në Wuhan për të hetuar origjinën e pandemisë së coronavirus-it.

Qeveria kineze dhe ajo amerikane patën konflikte dhe akuza mes njëra-tjetrës, për çështjen e origjinës së Covid-19.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore