Covid 19

OBSH: Covid 19 po pёrhapet shumё nё Ballkan


Organizata Botërore e Shëndetësisë(OBSH) njoftoi se ёshtё e shqetёsuar pёr situatёn e coronavirusit nё Ballkan dhe Europёn Qendrore. Sipas OBSH, shtrimet nё rajon dhe niveli i vdekjeve janё ndёr mё lartat nё botё.

Drejtuesi rajonal i OBSH për Europën tha se situata paraqitet problematike nё zonat qё kanё tё suksesshme nё kontrollin e sёmundjes nё fillim tё pandemisё.

“Numri i infektimeve dhe vdekjeve në Evropen lindore është më i lartë krahasuar me para një viti. Eshtё e rёndёsishme tё ruhen masat dhe kufizimet e nevojshme sociale. Furnizimet e deritanishme tё vaksinave janё pёr tё mbuluar punёtorёt e frontit tё parё, tё moshuarit dhe personat e grupeve me risk tё lartё”, u shpreh Hans Kluge, drejtori i OBSH, për rajonin e Evropës.

Kluge deklaroi se janë duke u vendosur bisedime me liderat e Ballkanit perëndimor për të dërguar donacione në vendet e këtij rajoni.

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore