Kryetari i Lëvizjes serbe “Dveri”, Bosko Obradoviç, pas aplikimit të reciprocitetit të targave me Serbinë nga Qeveria e Kosovës, ka bërë një sërë kërkesash Qeverisë së Serbisë, që të anulojnë të gjitha Marrëveshjet e arritura në Bruksel, të tërhiqen nga dialogu në Bruksel, dialog ky i cili sipas tij duhet të zhvillet në Kombet e Bashkuara, dhe të vë ushtrinë serbe në gatishmëri.
Madje ai kërkoi edhe që “Qeveria e Serbisë duhet të kërkojë kthimin e 1 mijë anëtarëve të stafit shtetëror të Serbisë në Kosovë, e cila parashihet në Rezolutën 124 të Këshillit të Sigurisë së Kombeve të Bashkuara”.
“Negociatata në Bruksel vetëm sa kanë dëmtuar popullin serb”, ka deklaruar ai, shkruan portali i lajmeve serbe Nova.rs, transmeton Albanian Post.
“Shembulli më i madh është Asociacioni i Komunave Serbe, e cila s’është formuar derisa Serbia nën udhëheqjen e Partisë Përparimtare ka pranuar që të dorëzojë policinë, zyret e prokurorisë, gjyqësinë, energjinë, telekomunikacionin dhe shumë kompetenca të tjera në Kosovë”, deklaroi Obradoviç.
Ai kërkoi Qeverisë së Serbisë të reagojë ndaj situatës në Kosovë.
“Askush nuk do luftë dhe të gjitha gjërat duhet të bëhen të mbajmë paqen, por nuk do të lejojmë vuajtje të reja të serbëve në Kosovë”, përfundoi ai.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Fronti Evropian: VMRO po bën union me parti proruse dhe antishqiptare
-
Haradinaj përkujton Heroin e Kosovës, Sali Çekajn në 25 vjetorin e rënies së tij, e cilëson si “atdhetar shumëdimensional”
-
Maqedonci: Serbia do të testojë dronë kamikazë në kufi me Kosovën
-
Dinari shtyhet në skaje pas “pengmarrjes” së kosovarëve nga “shteti mafioz” i Serbisë