Kulturë

Obama rrëfen tre truke për të ruajtur qetësinë


Ish Presidenti i Amerikës, Barak Obama, gjatë presidencës së tij ishte i famshëm për dukjen gjithmonë i qetë. Media i drejtohej shpeshherë “No drama Obama” (Nuk ka dramë Obama).

Obama i pyetur në një konferencë mbi teknologjinë në Salt Leik Siti, Utah, SHBA u shpreh se sado i qetë që u dukej të tjerëve në dukje, kur ishte më i ri, ndihej sërish i dëshpëruar nga frika e ndonjë gabimi, ndonëse gjen dicka të vërtetë tek përceptimi që media ka për të.

“Unë kam një temperament uniform dhe nuk ndihem kurrë shumë lart apo poshtë me humorin. Por kjo nuk do të thotë që gjatë gjithë presidencës dhe karrierës time profesionale nuk ka pasur momente kur nuk kam qenë nervoz duke menduar “O Zoti im, unë nuk dua që njerëzit të ndjehen të zhgënjyer prej meje, nuk dua të shihem si dikush që ka bërë një gabim apo ka dështuar”, tha Obama.

Obama shtoi se në mandatin e dytë ai u cliruar nga çdo “frikë”. Ai e cilësoi këtë si diçka të mire në performancën e tij në detyrë.

“S’ka dyshim se gjatë mandatin tim të dytë, isha një president më i mirë sesa sesa në të parin, dhe kjo dhe nuk varej nga analiza apo politika”, ka deklaruar ai.

Ai e lidhi këtë me ekperiencën pasi përvojat t mjaftueshme, situatat e përsëritura, të bëjnë të përqendrohesh tek detyra dhe jo mbi atë se sa i aftë je në kryerjen e saj. “Vetëbesimin vjen bashkë me të” , u shpreh Obama.

Ai ia dedIkoi sjelljes së tij marrëveshjet e rëndësishme që ka arritur të përmbushë. Obama përmendi marrëveshjen bërthamore të Iranit, ku ai u përpoq të bindte Iranin të shkatërronte programin e armëve bërthamore, dhe mbi Marrëveshjet e Klimës së Parisit, një marrëveshje historike midis qeverive në të gjithë botën.

Ish presidenti amerikan e drejtoi fokusin tek qëndrime të cilat i ka ndryshur. Një ndër to ai përmendi se nuk shqetësohet më se mos bën gabime. “E dini çfarë, unë e pranova atë fakt. Dhe nëse bëj një gabim, unë do të zbuloj se si t`a ndreq atë, do të mësoj prej tij”, pohoi ai.

Në raportin e tij me median ai u shpreh se nuk lexon atë që flasin për të.

Duke mësuar se si të ndihet rehat me trajtimin e problemeve të mëdha dhe komplekse, Obama thotë se ai nuk lexon atë që shkruhet për të. Këtë e sheh si mënyrë për të qëndruar i fokusuar. Ai përfshiu këtu edhe komentet positive duke e argumentuar si diçka që mund të “fryjë” egon.

“Nëse njerëzit ju komplimentojnë shumë, do të përfundosh duke menduar se di më shumë nga sa di në të vërtetë”, u shpreh Obama.

Ai ka rrëfyer tre truket e tij për të ruajtur qetësinë në peridha tensioni.

Së pari ai sugjeron që koha të kalohet si një student. Kjo konsiston në burime dhe informacione nga njerëz që dinë më shumë sesa ju. Obama ka treguar se ai bën vazhdimisht pyetje derisa të kuptojë situatën në çdo aspekt, mundësisht me gjuhë sa më të thjeshtë.

Së dyti ai tha se ështëe e rëndësishme të fokusohesh në detyrat e tua. “Bëj më të mirën tënde dhe beso që nëse ndodh një gabim ose problem, t’i mund t`a përsëritësh të njëjtin proces për t`a zgjidhur atë dhe për të mësuar prej tij”, sugjeron Obama.

Së treti sipas udhëzimeve të tij, të trasmetuara nga INC, nuk ia vlen të humbësh kohë më “atë se çfarë thuhet për ty”, dhe të mos i marrësh kurrë gjërat personale.

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore