Lajme

Obama anulon festën e ditëlindjes për shkak të COVID-19


Për shkak të përhapjes së re të variantit Delta, gjatë javës së kaluar, ish-presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Barack Obama, ka anuluar festën madhështore që kishte menduar për 60-vjetorin e tij.

Për këtë arsye, ai ka vendosur të zvogëlojë numrin e të ftuarave. Qindra zyrtarë të administratës Obama, donatorë dhe demokratë kishin planifikuar të merrnin pjesë në festën që do të zhvillohet në “Martha’s Vineyard”.

Planet e festës kishin muaj që po bëheshin dhe shumë të ftuar kishin mbërritur tashmë në Martha’s Vineyard, kur ish-presidenti Barack Obama njoftoi me vonesë se do ta anulonte atë.

Shumë nga atë ftuarit kishin rezervuar udhëtimin e tyre tranzit dhe kishin kryer testet e coronavirus-it.

“New York Post” raportoi se George Clooney, Steven Spielberg dhe Oprah Winfrey pritej që të gjithë të merrnin pjesë.

“Ata ishin të shqetësuar për virusin që nga fillimi, duke pyetur mysafirët e ftuar nëse ishin vaksinuar, duke kërkuar që të merrnin një test”, tha David Axelrod, një ish-këshilltar i lartë i Obamës.

Ndryshimi i vonuar i planeve të zotit Obama erdhi disa ditë pasi presidenti Biden pranoi se rastet e të infektuarave ishin shtuar përsëri dhe u konfirmua fakti se varianti Delta ishte më ngjitës.

Marrë nga “The New York Times”, përshtatur për Albanian Post

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore