Sport

Nuno: Jam plotësisht i sigurtë se Raul Jimenez do të luajë përsëri këtë sezon


Trajneri i Wolverhampton-it, Nuno Espirito Santo është shfaqur optimist përsa i përketë rikthimit në fushë të sulmuesit, Raul Jimenez. Meksikani që pas atij dëmtimi kundër Arsenal-it, në 29 nëntorin e 2020, nuk ka luajtur më asnjë ndeshje për Ujqërit.

“Krejtësisht i sigurt, plotësisht i sigurt”, tha Nuno kur u pyet nëse Jimenez-i do të luante para fundit të sezonit.

Jimenez-i u rikthye në stërvitje me ekipin në mes të shkurtit, ndërsa vazhdon rikuperimin me kujdes dhe është në gjendje të mirë.

“Ai ka qenë në gjendje të marrë pjesë në seancat e thjeshta stërvitore. Thjesht të jetë me shkokët e tij të skuadrës është një ndihmë e madhe për atë dhe për ne”.

“Ne po ndjekim protokollet e duhura pa nxituar. Jam i kënaqur që ai po përmirësohet çdo ditë e më shumë. Pra, është fantastike për ne”, tha Nuno.

Ujqërit kanë luftuar për rezultate pa yllin e tyre në sulm dhe aktualisht renditen shtatë pikë larg shtatë vendeve të para të Premier Ligës.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore