Zgjedhjet në Kosovë

Numërohen mbi 98% të votave, Vetëvendosje e para me mbi 48%


Rezultatet nga KQZ

Lëvizja Vetëvendosje ka fituar mbi 48 për qind të votave, kur janë numëruar mbi 98 për qind të fletëvotimeve.

Siç figuron në faqen zyrtare të Komisionit Qendror Zgjedhor, Lëvizja Vetëvendosje prin me 48.17 për qind të votave.

E dyta është Partia Demokratike e Kosovës me 17.35% të votave, derisa Lidhja Demokratike është përgjysmuar nga zgjedhjet e kaluara dhe ka ngecur në 13.18 për qind të votave.

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka ruajtur një shifër prej 7.42 për qind, derisa Nisma nuk kalon pragun me 2.59%.

Shumë shpejt pritet numërimi i të gjitha fletëvotimeve dhe dalja me rezultatet preliminare.

Pastaj do të numërohen votat me postë të ardhura nga diaspora dhe gjithashtu votat me kusht.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore