Zgjedhjet në Shqipëri

Numërimi i votave drejt fundit, Celibashi apel komisionerëve


Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi, ka bërë me dije se procesi i numërimit të votave për kandidatët është drejt përfundimit.

Numërimi vijon në nëntë KZAZ në qarqet e Tiranës, Durrësit, Lezhës dhe Elbasanit. Në qarqet e tjera ndërkaq, janë përcaktuar edhe deputetët, të cilët do të përbëjnë Kuvendin e Shqipërisë në katër vitet e ardhshme.

Komisioneri nga ana tjetër, ka apeluar sërish për përmbylljen sa më të shpejtë të procesit.

“Komisionerët dhe numëruesit të vazhdojnë numërimin pa ndërprerje deri në QV-në e fundit. Të mos vonojnë hedhjen e të dhënave në sistemin elektronik të KQZ-së”, shkruan Celibashi.

Katër ditë pas përmbylljes së procesit zgjedhor, duket se do të kemi një rezultat përfundimtar edhe për kandidatët. Projeksioni i plotë i 140 deputetëve, pritet të zbardhet së shpejti.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore