Shqipëria

Nuk respektohet distancimi nga mjekët përpara vaksinimit (VIDEO)

Procesi i vaksinimit të personelit shëndetësor vazhdon në qendrën e krijuar brenda stadiumit Air Albania. Mjekë dhe infermierë nga Burreli e Klosi kanë ardhur për të kryer vaksinën e Pfizer-it.

Ajo që bie më shumë në sy është mos respektimi i distancimit social nga vetë ana e tyre. Përpara hyrjes për në qendrën e vaksinimit, vihet re një grumbullim i madh i stafit.

Atyre u janë dhënë edhe formularët përkatës për t’u plotësuar. Sërish është vënë re grumbullim i tyre në plotësimin e formularit.

Përtej mungesës së distancës, është vënë re edhe mbajtja jo korrekte e maskave.

Me mbërritjen e kamerave të Albanian Post në hyrjen e stadiumit, mjekëve u është kërkuar të ruajnë hapësirën e sigurisë.

Procesi i vaksinimit të personelit shëndetësor vazhdon në Tiranë.

Sipas kryeministrit, Edi Rama, brenda gjysmës së parë të marsit, do të përmbyllet procesi për gjithë personelin shëndetësor.

Qendra janë hapur edhe në Shkodër, Vlorë, Kukës, Berat dhe Elbasan. Në këto pika do të vaksinohen mjekët sipas rajoneve të caktuara.

Përsa i përket totalit, mbi 11 mijë qytetarë janë vaksinuar deri tani me dozat e Pfizer-it.

Përfundimi tërësor i procesit, pritet të jetë pas 14 muajsh, sipas planit të Qeverisë.

Personeli shëndetësor nuk respekton masat e distancimit social përpara vaksinimit

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com

Lajmet kryesore