Sport

Nuk pezullohet Marco Serra, delegohet për ndeshjen e radhës


Gjyqtari i cili bëri bujë në javën e fundit të futbollit italian, Marco Serra, duke bërë një gabim trashanik në ndeshjen Milan – Spezia, i ka shpëtuar pezullimit.

Mirëpo, pavarësisht që nuk u pezullua, ndeshja e radhës që ai do të jetë prezent, nuk është në nivele të larta sikurse ajo në të cilin Serra gaboi.

Bëhet fjalë për takimin e kategorisë së dytë të futbollit italian, Serie B, ku Serra do të jetë gjyqtar i VAR-it në ndeshjen mes Brescia-s dhe Ternana-s.

Pra, Shoqata e Gjyqtarëve në Itali nuk ka marrë ndëshkimin më të rëndë për arbitrin 39 vjeçar, por ai njëherësh do të ketë detyra me më pak përgjegjësi.

Ndryshe Serra është një gjyqtar i ri në Serie A, i cili në javën e fundit bëri një gabim, duke anuluar golin e Junior Messias ndaj Spezias, pasi refuzoi t’i jap avantazh kuqezinjve, pas ndërhyrjes ndaj Ante Rebic-it.

Por, duhet theksuar se vetëm pak sekonda më pas, Serra e kuptoi gabimin që bëri duke iu kërkuar falje futbollistëve të Milan-it.

Ai madje shpërtheu në lot pas ndeshjes, për golin që iu mohoi tre pikët e radhës ekipit të Milan-it.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore