Lajme

Nuk kalon rezoluta kundër vendimit të ZReE-së për shtrenjtimin e energjisë


Kuvendi i Kosovës

Në Kuvendin e Kosovës nuk ka kaluar rezoluta lidhur me vendimin e Zyrës së Rregullatorit të Energjisë (ZRrE) për parlamentar lidhur me shtrenjtimin e energjisë elektrike.

Në votim kanë marrë pjesë 63 deputetë, 20 prej tyre votuan për, 44 kundër dhe një (1) ka abstenuar.

Kuvendi i Kosovës

Me 8 shkurt Kuvendi i Kosovës nuk kishte votuar mocionin e opozitës për të zhbërë vendimin e Zyrës së Rregullatorit të Energjisë (ZRRE) për shtrenjtimin e energjisë elektrike.

Ky propozim kishte ardhur nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK), që është mbështetur nga Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK).

Nga 87 deputet të pranishëm vetëm 36 kishin votuar, pas mos-votimit opozita kishte lëshuar sallën ndërsa seanca kishte vazhduar tutje.

Në mungesë të kuorumit nuk kishin arritur të votohen pikat e tjera të diskutimit.

Sipas propozimit të opozitës, kjo çështje ishte vendosur si pikë e parë dhe pastaj të dilej me rezolutë të përbashkët për revokimin e vendimit të ZRRE-së.

Ndryshe, opozita kishte kërkuar shfuqizimin e vendimit të Zyrës së Rregullatorit të Energjisë në Kosovë (ZRRE).

Me pesë vota për dhe asnjë kundër, ZRrE, kishte marrë vendim për shtrenjtimin e tarifës së energjisë elektrike për konsumatorët që shpenzojnë më shumë se 800 kW në muaj.

Ky propozim kishte ardhur në mbledhje nga Departamenti i Tarifave si dhe ishte miratuar në mënyrë unanime.

“Ky bllok të zhvendoset në 800 kilovat orë. Struktura tani e re tarifore deri në 800 i inkurajon konsumatorët që t’i shfrytëzojnë dy tarifat. U ofron konsumatorëve që të shfrytëzojnë energjinë në mënyrë eficence me 5,9 cent kWh”.

ZRRE kishte sqaruar edhe tarifat për shpenzimin e energjisë elektrike mbi 800 kWh.

“Për ata që konsumojnë mbi 800 është tarifa e lartë prej 12 cent dhe tarifa e ulët 6 cent. Njëkohësisht edhe në deri 800 tarifa e ulët prej 3 cent dhe tarifa e lartë prej 7 cent”, është thënë nga Departamenti i tarifave në ZRRE duke shtuar se rreth 20 për qind e tejkalojnë këtë bllok të konsumit tarifor.

Kuvendi i Kosovës ka filluar seancë të re ku po diskutojnë pikat e mbetura nga seancat e 22, 23 dhe 24 shkurtit.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore