Sport

Nuk ka më operime për Ansu Fati-n


Sulmuesi 18-vjeçar i Barcelonës pësoi një dëmtim të rënd në muajin tetor, çka ka bërë që spanjolli të humbas gjithë pjesën e mbetur të sezonit.

Ansu Fati pritej që të mungonte dy deri në tre muaj, por diçka shkoi keq me rikuperimin e tij.

Sapo po bëhej gati të kthehej në shkurt, Ansu Fati iu nënshtrua edhe një operacioni tjetër që e bëri të humb gjithë sezonin.

Javën e kaluar, u tha që përsëri diçka kishte shkuar gabim, dhe që Fati kishtë nevojë për operacion e tretë.

Por, për 18-vjeçarin sot kanë ardhur disa lajme pozitive nga infermieria e katalunasve.

Siç qëndrojnë gjërat, Ansu Fati nuk do të ketë nevojë më të operohet.

Procesion e rehabilitimit spanjolli e bën me Dr. Cugat, dhe ai e ka këshilluar Fati-n që të filloj me procesion e rikuperimit.

Ai për momentin është duke bërë ushtrime shumë të lehta që nuk mund të nxisin ndonjë lëndim tjetër.

Fati pritet që të udhëtoj me skuadrën në Sevilla të shtunën, ku do të jetë i pranishëm në tribuna për finales e kupës së mbretit që Barcelona zhvillon përballë Bilbao-s.

18-vjeçari shpreson që të kthehet për fillimin e sezonin të ardhshëm, me EURO 2020 që duket mision i pamundur për të.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore