Lajme

“Nuk jam emisar i ndërkombëtareve, por përfaqësues i popullit”


Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, e ka ripërsëritur që dialogu me Serbinë nuk është porritet për të.

Ai ka thënë se nuk mund ta ketë prioritet pse takon një zyrtar ndërkombëtar pasi ka theksuar se “nuk është emisar i ndërkombëtarëve por përfaqësues i popullit”.

“Nuk e bëj dot top prioritet. Unë nuk e mohoj rëndësinë e dialogut por në matjen e opinionit publik rëndësia e këtij dialogu është herë në pozitën e gjashtë e herë shtatë prioritetet”, ka nënvizuar Kurti.

Ish-kryeministri i Kosovës, tha se ka prioritete tjera.

“Punësim dhe drejtësi me këto kemi fituar dhe e pashmangshme është prioritizimi i pandemisë e pas kësaj edhe dialogu”.

Kurti tha se me qeverinë e tij Kosova do të jetë palë në dialog e jo siç ka qenë deri tash temë.

“Kosova duhet të pyetet për temat që duhet të shtrohen në bisedime, në dialogun e deritanishëm ka qenë temë e jo palë dhe me qeverisjen tonë Kosova bëhet palë”.

Këto komente Kurti i bëri në një konferencë për media nga Gjirokastra, ku po qëndron tash e tre ditë në përkrahje të kandidatëve për deputetë të qendrës së LVV-së atje.

Tri ditë më parë, Kurti pas takimit pas takimit me Përfaqësuesin Special të Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë – Serbi, Miroslav Lajçak, tregoi se diçka të tillë ia ka bërë me dije edhe vetë Lajçakut në takim.

“Unë shpjegova edhe një herë që ne i kemi fituar këto zgjedhje me programin tonë që përqendrohet te drejtësia dhe punësimi”, potencoi Kurti.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore