Jetesë & Stil

Nuk ishte pjesë e festës së ditëlindjes të Anwar, Bella Hadid shpërthen në lot


I dashuri i yllit të muzikës Dua Lipës, Anwar Hadidi, ka fesruar ditëlindjen e 22-të, teksa ka pranuar mesazhe të shumta, urime e përgëzime.

Madje, një i tillë nuk mungoi as nga partnerja e tij, Dua Lipa, e cila kishte zgjedhur fjalët më të bukura për ta uruar të dashurin e saj.

“Gëzuar ditëlindjen zemër! Një tjetër rrotullim rreth diellit. Ti e bën botën time shumë më të mirë! Jam me fat që të dua dhe që më do. Dexter është më shumë fat gjithashtu dhe të do shumë! Mezi po pres që të festojmë për ty”, u shpreh Dua.

Me rastin e ditëlindjes së dytë të Anwar, ai organizoi një festë brenda së cilës morën pjesë persona të rëndësishëm për të, por edhe figura publike.

Por, në kremten e organizuar, një person i veçantë duket të ketë munguar!

Bëhet fjalë për modelen e famshme, njëherësh motrën e Anwar, bukuroshen, Bella Hadid.

Ky fakt, duket ta ketë mërzitur aq shumë Bellën, sa që ajo ka shpërthyer në lot edhe publikisht, duke postuar një storie në instagramin e saj.

Bella, ka “fajësuar” agjendën e ngjeshur të punës së saj si “arsye” që ajo jo rrallë herë mungon nëpër festat e familjarëve dhe të miqve të saj.

“E emocionuar për shkak se mungoj në çdo festë, ditëlindje, pushime, me pak fjalë në çdo gjë të rëndësishme për mua për shkak të punës sime”.

Storie e publikuar nga Bella Hadid në Instagram.

“Miqtë e mi dhe familja jetojnë matanë qytetit. Jam e lumtur për punën, thjesht do të bëja gjithçka që t’i përqafoja të gjithë ata në këto momente. Veçanërisht vëllain tim të vogël sot”, shkruan Bella përkrah postimit ku shihet me lot në sy.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore