Lajme

Nuk është terrorist sulmi në Danimarkë


Sipas Policisë së Danimarkës, sulmi në qendrën tregtare, ku mbetën të vdekur tre persona, nuk ka pasur motive terroriste.

Autori është një person me histori të gjatë të problematikave me shëndetin mendor, ndaj përjashtohet në këtë mënyrë lidhja me terrorizmin.

E gjithë vëmendja e botës u zhvendos pikërisht në Kopenhage gjatë së dielës së 3 korrikut, pas sulmit në një qendër tregtare, ku përtej tre viktimave, mbetën të plagosur edhe dhjetëra të tjerë.

Shefi i Policisë së kryeqytetit norvegjez, Soeren Thomassen, i bëri të ditur të gjitha këto fakte gjatë një konference shtypi, ku ka folur vetëm mbi këtë ngjarje.

Viktimat, sipas hetimeve, ishin tërësisht rastësore dhe nuk ka asnjë sfond etnik apo racor në vrasjen e tyre.

Katër persona të tjerë janë në gjendje kritike për jetën. Dy prej tyre janë me nënshtetësi suedeze, ku mendohet se gjendeshin në Kopenhagen për turizëm.

Përforcime të shumta, ndërkaq, janë vendosur rreth qendrës së madhe tregtare “Field”, e cila ndodhet midis qendrës së qytetit dhe aeroportit.

Dëshmitarët okularë, të cituar nga mediat daneze, thanë se panë më shumë se 100 njerëz të nxitonin drejt daljes së qendrës tregtare, kur u dëgjuan të shtënat e para.

Nga ana tjetër, të gjitha rrugët atje dhe linja e metrosë janë mbyllur dhe ekipet e ambulancës e zjarrfikësve ndodhen në vendngjarje.

Këngëtari britanik, Harry Styles, do të performonte më vonë në mbrëmje, në orën 20:00, në një vend shumë pranë qendrës tregtare.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore