Sport

Nubel-i pranë kalimit në Dortmund


Portieri i Bayern Munich-ut, Alexander Nubel-i, po kërkon një destinacion të ri ku të ketë mundësin të luajë më shumë. Në skenë është shfaqur Borussia Dortmund-i, me verdhezinjtë që po kërkojnë një portier të ri, për sezonin e ardhshëm.

Sipas Sport1, për Nubel-in janë në garë, Dortmund-i, Monaco dhe Marseille.

Portieri është paraqitur në vetëm tre ndeshje, që nga koha e transferimit në Mynih, në verë, nga Schalke 04.

Agjenti i 24-vjeçarit, Stefan Backs-i tha përsëri se klienti i tij kërkon të luajë më shumë dhe do të largohet në huazim këtë verë.

Dortmund-i është në kërkim të një portieri dhe ka përpara një listë të gjatë, në të cilët përfshihet Nubel-i, Peter Gulacsi (Leipzig), Gregor Kobel-i (Stuttgart), Odisseas Vlachodimos-i (Benfica), Bartlomiej Dragowski (Fiorentina) dhe Mike Maignan-i (Lille).

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore