Sport

Nubel, i pakënaqur te Bayern-i


Alex Nubel nuk është i kënaqur me minutat që është aktivizuar me Bayern Mynih-un dhe dëshiron largimin nga bavarezët në formën e huazimit, nëse nuk arrin të luajë më shpesh. Këtë dëshirë të portierit e zbuloi agjenti i tij, Stefan Backs-i.

Backs e pranoi hapur se klienti i tij ishte i pakënaqur me situatën aktuale në Mynih. Me kapitenin Manuel Neuer përpara tij për portën e Bayern-it, 24-vjeçari ka qenë vetëm dy herë pjesë e formacionit, që nga koha e mbërritjes së tij në verë nga Schalke 04.

Kjo situatë është e pakënaqshme”, deklaroi Backs për Kicker.

“Nëse Alex nuk arrin të luajë më shumë, duhet të mendojmë ta dërgojmë atë në huazim gjatë verës”, vazhdoi ai.

Sipas Kicker, klubi i Monaco-s në Francë, që drejtohet nga ish-trajneri i Bayern-it, Niko Kovaç-i, mbetet i interesuar për të marrë Nubel-in. Kontrata e të cilit me Bayern-in përfundon në 2025.

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore