Sport

Novak Djokoviç fiton gjyqin – mund të garojë në Australian Open


Novak Djokoviç do të lejohet të qëndrojë në Australi, duke i hapur rrugën konkurrimit në Australian Open.

Një gjyqtar australian anuloi një vendim të autoriteteve për të anuluar vizën e yllit të tenisit.

Vendimi, nga gjyqtari i Gjykatës Federale të Qarkut, Anthony Kelly, i dha fund një përplasjeje pesë-ditore.

Tenisti serb dhe zyrtarët australianë ishin kthyer në një spektakël ndërkombëtar.

Ky vendim i hap rrugën Djokoviç drejt thyerjes së rekordit për titujt Grand Slam.

Edhe pse gjykatësi urdhëroi lirimin e menjëhershëm të Djokoviçit, avokatët që përfaqësonin qeverinë australiane nuk u dakordësuan.

Ata u shprehën se do të kërkojnë rifillimin e procedurave për anulimin e vizës.

Ndërtimi i ngjarjes

Djokoviç, 34 vjeç, ishte mbajtur në hotelin Park që nga e enjtja pasi viza i ishte anuluar me të mbërritur në Australi.

Tenisti më i mirë në botë për meshkuj e apeloi vendimin, duke organizuar përballjen e së hënës.

Familja e Djokoviç ka denoncuar trajtimin e tij.

Zyrtarët serbë dhe australianë shkëmbyen kritika kundrejt palëve.

Avokati i Djokoviç-it, Nick Wood, argumentoi se tenisti i kishte siguruar qeverisë australiane të gjithë dokumentacionin e kërkuar.

Gjykatësi Kelly dukej se ishte dakord, duke vënë në dukje se përjashtimi mjekësor i Djokoviç ishte miratuar nga dy panele të pavarura specialistësh.

Gjykatësi tha se ai ishte i shqetësuar nga trajtimi i Djokoviç-it në aeroport.

Zyrtarët e Forcave Kufitare Australiane kishin “refuzuar” një marrëveshje për të lejuar tenistin të fliste me avokatët e tij dhe organizatorët e turneut.

Përplasje diplomatike

Të mërkurën e 5 janarit, zyrtarët e kufirit thanë se Djokoviç “dështoi të sigurojë provat e duhura” për hyrjen pas mbërritjes nga Dubai.

Tenisti serb po qëndron në një hotel në periferi të Melburn-it.

Ky i fundit përdoret për paraburgimin e imigracionit.

Kryeministri i Australisë, Scott Morrison, mohoi se Djokoviç po veçohej dhe tha se askush nuk ishte mbi rregullat e vendit.

Por ai shtoi se qëndrimi i Djokoviç për vaksinimin kishte tërhequr vëmendjen.

Kryeministri i Australisë, Scott Morrison

Morrison tha se kontraktimi i COVID-19 në gjashtë muajt e fundit nuk ishte ndër kriteret federale.

Saga bëri që presidenti serb Aleksandër Vuçiç të thoshte se Djokoviç ishte viktimë e “ngacmimit” dhe se “e gjithë Serbia” e mbështet atë.

Morrison mohoi se anulimi i vizës ishte për shkak të “ndonjë pozicioni të veçantë në lidhje me Serbinë”.

Kreu i qeverisë australiane e përshkroi shtetin ballkanas si “një mik të mirë të Australisë”.

Babai i lojtarit, Srdjan Djokoviç, u shpreh se “kjo nuk është vetëm një luftë për Novak-un, por një luftë për të gjithë botën”.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore