Sport

Novak Djokovic fiton Aus Open-in e 9


Melbourne mbyll dyert në Rod Laver Arena me Novak Djokovic triumfues përballë Daniil Medvdedev-it. Loja mbyllet 7 – 5, 6 – 2, 6 – 2.

Me këtë fitore ai kurorëzon Australian Open-in e tij të nëntë dhe Grand Slam-in e 18 – në ndjekje të kuotës së Roger Federer dhe Rafael Nadal, të cilët kanë 20 të tilla.

Ndonëse seti i parë mund të kishte luhatje nga të dyja krahët, Djokovic tregoi klas dhe ambicie të hekurt. Dominanca e serbit [Djokovic] pati dozë më të lartë nga ç’mund të përballonte rusi Medvdev në dy setet pasardhëse.

Daniil Medvdev hidhërohet ndërsa humbet finalen e dytë të një Grand Slam-i [kampionat madhor].

A e dinit se…?

Që pas fitores së Marat Safin-it në 2005-ën të Australian Open-it, asnjë tjetër tenist rus nuk ka arritur ta fitojë.

Djokovic vazhdon kryesinë e vendit të parë, ndërkohë që Medvdedev ngrihet një vend më lartë në sajë të performancës së tij në këtë kampionat.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore