Përballje

Nottingham befason Liverpool-in, arrin fitoren e dytë të sezonit në Premier League


Ndeshja e parë e së shtunës në Premier League mes Nottingham Forest dhe Liverpool përfundoi me fitoren e këtyre të parëve me rezultat minimal 1:0.

Liverpool dominuan në posedimin e topit, ndërsa mundësitë ishin të barabarta mes dy skuadrave.

Pavarësisht se javën e kaluar, Liverpool mposhtën Manchester City-n, këtë herë ata humbën nga Nottingham Forest, të cilët kjo është fitorja e dytë në Premier League.

Pjesa e parë ishte pa gola pavarësisht mundësive të shumta.

Në pjesën e dytë, në minutën e 55-të, Nottingham Forest gjetën epërsinë me anë të Taiwo Awoniyi-t.

Në minutën e 93-të, Virgin van Dijk i Liverpool kishte një mundësi shumë të mirë për të barazuar rezultatin, por nuk arriti të shënojë.

Momentalisht, Liverpool janë në pozitën e shtatë me 16 pikë, ndërsa Nottingham Forest janë në vendin e 19-të me nëntë pikë.

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore