Auto

Norvegjia, vendi i parë në botë për shitjen e makinave elektrike


Norvegjia, ku energjia elektrike prodhohet kryesisht nga digat hidroelektrike zë sërish vendin e parë për në të gjithë botën.

Vetëm në fund të vitit 2020-të, Norvegjia pati 66.7% më shumë makina elektrike të shitura.

Sipas të dhënave të publikuara, makinat elektrike në këtë shtet zënë 54.3% të tregut të makinave të reja me vitin që lamë pas.

Kjo është një shifër më e madhe krahasuar me 2019-ën përkatësisht 42.4% më shumë.

Shitjet e automjeteve elektrike pritet të vazhdojnë të rriten në 2021, sipas analistëve të industrisë dhe shpërndarësve të makinave, pasi më shumë modele janë nxjerrë në treg.

“Parashikimi ynë paraprak është që makinat elektrike të kalojnë 65% të tregut në 2021”, tha Christina Bu, e cila drejton Shoqatën Norvegjeze të Automjeteve Elektrike (EV).

“Nëse e menaxhojmë atë, qëllimi i shitjes së makinave me kilometrazh zero në 2025 do të jetë i arritshëm”, shprehet ajo.

Modelet më të shitura të makinave të karikueshme përfshijnë; “Audi e-tron”, “Tesla” modeli 3, “Volkswagen ID3” dhe “Nissan Leaf”. Kjo e bën Norvegjinë vendin e parë që kapërcen pragun prej 50% të makinave elektrike./AlbanianPost.com

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore