Sport

Nora Gjakova fiton vendin e tretë në Kampionatin Botëror, mposhtë serben Perisic


Nora Gjakova ka fituar medaljen e bronztë në Kampionatin Botëror që po mbahet në Budapest, duke e mposhtur serben Marica Perisic, në kategorinë deri në 57 kg.

Gjakova në gjysmëfinale është mposhtur nga xhudistja kanadeze Jessica Klimakait.

Derisa në çerekfinale e ka mposhtur me ippon, rusen Anastasia Konkina, kurse para saj, kosovarja ka kaluar tre raunde, një prej të cilit e mori pa luftë të zhvilluar.

Nora, përveç medaljes së bronztë në Kampionat Botëror, ka fituar edhe 1000 pikë tjera olimpike.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore