Stil

Noizy mbush 34 vjet


Noizy - Rep Artist

Rep artisti i njohur nga Shqipëria, Rigels Rajku, i njohur me emrin skenik si – Noizy, po feston ditëlindjen e tij të 34-të dhe me këtë rast ka pranuar edhe urimet më të përzemërta nga njerëzit që e rrethojnë.

Me anë të një fotografie të publikuar në llogarinë  e tij të Instagram-it, Noizy, ka falënderuar të gjithë për urimet.

Imazh i publikuar nga Noizy në Instagram.

“Faleminderit të gjithëve për urimet e ditëlindjes, i bekuar me familje e shoqëri”, ka shkruar Noizy, në postimin e ndarë me mbi një milion ndjekësit e tij.

Ndërkaq, të shumta ishin edhe personazhet e njohura që uruan Noizy-n në nder të datës së lindjes.

“Shumë urime edhe 100 të tjera”, ka shkruar këngëtarja, Dhurata Dora.

Ndërkaq, këngëtari, Altin Sulku, e ka uruar atë duke shkruar – “Edhe 100 të tjera me shëndet, se suksesin e ke lodh”.

Ndërkaq, pa e uruar për ditëlindje Noizy-n nuk mbeten as rep artisti, Varrosi, boksieri, Florian Marku e aktori, Blerim Destani.

Gjithsesi, edhe ky vit ka qenë shumë i suksesshëm për Noizy-n sa i përket karrierës në muzikë, ndërsa ka sjellë disa hite vetëm gjatë sezonit veror

Mes këngësh të publikuara në muajt e nxehtë e që e morri epitetin e hitit ishte edhe bashkëpunimi i tij me këngëtaren, Dhurata Dora, në këngën “Mi Amor”.

“Mi Amor”, aktualisht numëron mbi 40 milionë shikime në platformën e YouTube dhe ishte pjesë e pandashme e listave të DJ-ve gjatë mbrëmjeve verore.

Gjithashtu, kënga “Ti ti” në bashkëpunim me kantautorin, Elgit Doda, “Tunde” e “Te lagja”, janë tri këngët e tjera të publikuara nga Noizy gjatë verës së vitit 2021.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore