Sport

Noel Le Graet largohet nga drejtimi i Federatës Franceze të Futbollit


© Frederic Stevens/Getty Images

Nën zjarrin e kritikave, presidenti i Federatës Franceze të Futbollit (FFF), Noel Le Graet, u tërhoq nga posti pas mbledhjes së kësaj të mërkure të një komiteti ekzekutiv të jashtëzakonshëm.

Le Graët, i cili mori presidencën e FFF në 2011 dhe mandati i të cilit duhej të përfundonte në fund të vitit 2024, ishte në qendër të kritikave pas deklaratave të tij të fundit të diskutueshme për Zinedine Zidane dhe dëshmitë për sjellje të supozuara seksiste.

Menaxherja e përgjithshme, Florence Hardouin, gjithashtu është larguar nga posti i saj në federatë.

Philippe Diallo do të jetë ai që do të marr detyrën, përpara se të emerohet një kandidat i ri.

Largimi i parakohshëm i Le Graet mund të thotë shumë edhe për fatin e trajnerit të Francës, Dider Deschamps. Ai rinovoi deri në vitin 2026, por kontrata mund të përfundojë pas Euro 2024, nëse gjërat nuk shkojnë siç duhet.

Në mediat franceze është raportuar se rinovimi i Deschamps u bë pa pëlqimin e Komitetit Ekzekutiv të FFF-së, por vetëm me dëshiren e Le Graet.

Akuzat për ngacmim seksual nga Sonia Souid

Me anë të një dëshmie, Sonia Souid, agjente e futbollistëve, denoncoi veprimet e pahijshme të presidentit të FFF-së, Le Graet.

Në një intervistë në “BFMTV”, 37-vjeçarja ka folur gjatë për sjelljet e papërshtatshme të Le Graët. E ftuar tek Presidenti i Federatës për një darkë dhe një takim pune, ajo rrëfen takimin ku gjërat ndryshuan.

“Kur arrij, ka shampanjë… Jam shumë e befasuar, por mbetem stoike. Ne flasim, flasim për futbollin e femrave. Por Brigitte Henriques (shefja e divizionit të femrave të FFF) që do të ishte e pranishme atë mbrëmje, nuk do të vinte kurrë. As nuk e di nëse i ka thënë për këtë takim”, shpjegon Souid e cila e kupton që diçka nuk shkon.

Agjentja e re, e tronditur nga reagimet e presidentit, shpreh zhgënjimin e saj.

“Unë jam kompetent dhe legjitime, por presidenti im më sheh si dy gjinj dhe një prapanicë. Isha i zhgënjyer nga presidenti im. Për mua duhej të ishte shembullore dhe nuk ishte”, tha ajo ndër të tjera.

Skandalet seksuale në Federatën Franceze të Futbollit

“So Foot” ka publikuar disa mesazhe të Le Graet me punonjëset e federatës shtatorin e kaluar, ku fjalët e tij nuk ishin shumë të hijshme.

“Ejani në shtëpinë time për darkë sonte”.

“Unë preferoj biondet, kështu që nëse jeni gati…”.

“Ti je mjafte pulsuar, do të të vendosa patjetër në shtratin tim”.

Pas përhapjes së lajmeve mbi abuzimet seksuale, Ministria e Sporteve në Francë ka hapur një hetim më të thelluar.

Rasti Zinedine Zidane

Pas rinovimit të kontratës me Deschamps, Le Graet iu përgjigj pyetjeve të gazetarëve në lidhje me Zinedine Zidane. Me këtë të fundit që synonte postin e trajnerit aktual Deschamps.

“Nuk më intereson nëse Zidane merr drejtimin e Brazilit. Nuk do ia kishte hapur telefonin nëse do më telefononte për t’u interesuar për postin e trajnerit të Francës”, u shpreh ai.

Çështja Noël Le Graët: Dorëheqje apo qëndrim

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore