Film

“No Time To Die”, ndër filmat më të suksesshëm në Mbretërinë e Bashkuar


“No Time To Die”, i shfaqur së fundmi në kinema, ka fituar gati pesë milionë funta vetëm në një ditë të shfaqur.

Aktori protagonist Daniel Craig, i njohur për rolin e tij si agjenti 007, ka shënuar një tjetër sukses.

Sipas të dhënave të deritanishme, filmi arriti diku midis te 4.5 milionë dhe 5 milionë në arkë, të cilët shpresuan që publikimi i tij do të sjellë kinematë në nivelin e para-pandemisë, shkruan DailyMail.

Shitjet e biletave të ditës së parë të “No Time To Die” janë 13% më të larta se ato të “Spectre” të vitit 2015, por 26% më të ulëta se “Skyfall” të 2012-ës.

Sidoqoftë, prodhuesit i kanë përshkruar filmat si “shfaqja më e madhe teatrale e Mbretërisë së Bashkuar të të gjitha kohërave”, me shifrat që janë më të mirat në epokën e pandemisë.

Një tjetër rekord ishte se filmi u shfaq në 772 kinema në Mbretërinë e Bashkuar dhe Irlandë.

Më shumë se 30 mijë njerëz blenë bileta për shfaqjet e mesnatës së filmit në Mbretërinë e Bashkuar dhe Irlandë.

1.6 milionë bileta u shitën për katër ditët e para pas hapjes, 12% më shumë se “Spectre”, por të ngjashme me “Skyfall”.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com

Lajmet kryesore