Sport

Nkunku do të transferohet te Chelsea


Futbollisti i Leipzig-ut, Christopher Nkunku, pritet t’i bashkohet skuadrës së Chelsea-t në verën e ardhshme.

Sipas asaj që shkruajnë mediat angleze, dyja klubet kanë arritur marrëveshje për transferimin e sulmuesit francez, ku Chelsea do ta paguajë klauzolën e Nkunku-t, që është rreth 70 milionë euro.

“Sportsmail” zbuloi në shtator se Nkunku i ishte nënshtruar testeve mjekësore në Frankfurt në shtator përpara një lëvizjeje të mundshme në “Stamford Bridge”.

Gjigantët e Ligës Premier pritet të nënshkruajnë marrëveshjen, pavarësisht dëmtimit të francezit, pasi “Le10Sport” në Francë raporton se “gjithçka është kompletuar” që sulmuesi të bëjë një ndryshim gjatë verës.

Agjenti i 25-vjeçarit, Pini Zahavi, pretendohet se ka rënë dakord për kushtet e marrëveshjes, me reprezentuesin francez që pritet të përfundojë transferimin e tij më 1 korrik.

Nkunku ka shkëlqyer në këtë sezon me skuadrën e tij, duke shënuar 17 gola dhe duke dhuruar katër asistime në 23 ndeshje në të gjitha garat.

Megjithatë, kur pritej që të shkëlqente edhe me Francën në Katar, Nkunku ishte tejet i pafat, pasi që u lëndua në stërvitje pasi u grumbullua me kombëtaren e tij.

Lëndimi i tij u pësua pas një ndërhyrjeje të rëndë nga bashkëkombësi i tij, Eduardo Camavinga.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore