Aplikacione

Njoftime në telefonat Android kur ecën


Pritet që përdoruesit e telefonave Android do të marrin një njoftim, i cili do u kujtojë atyre të ndalin së vëzhguari telefonin teksa janë duke ecur.

Agjencia e lajmeve. BBC, zbulon se kjo karakteristikë po testohet në një përditësim të aplikacionit të quajtur Digital Wellbeing.

Njoftimi do të shfaqet në ekranet e telefonave Android duke u kujtuar përdoruesve të përqendrohen në gjërat që i rrethojnë.

Karakteristika e re e integruar në aplikacionin Digital Wellbeing është quajtur Heads Up. Aplikacioni në të cilin ajo po testohet është krijuar për të ndihmuar përdoruesit të menaxhojnë përdorimin e telefonave të tyre.

Kjo bën që përdoruesit të mundin të vendosin një kufi të përdorimit të telefonit në aplikacion dhe të marrin njoftime sa herë ndezin apo fikin pajisjet e tyre.

Pamjet e karakteristikës Heads Up i ka nxjerrë në llogarinë e tij në platformën Twitter, Jay Prakash Kamat, duke zbuluar azhurnimin në telefonin e tij të tipit Google Pixel 4a.

Lidhur me njoftimet që supozohet të vijnë në telefon, ato thonë gjëra të tilla si “ki kujdes” apo “shiko përpara”, të cilat do të jenë të shoqëruara me nga një emoji përkatës.

Për të konfirmuar nëse kjo është e vërtetë, BBC ka kontaktuar Google-in për të mësuar më shumë.

Mirëpo, Heads Up nuk ka mbetur në heshtje. Kritikët e karakteristikës së re janë shprehur se marrja e njoftime gjatë ecjes mund të jetë bezdisëse dhe shqetësuese.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore