Jetesë & Stil

Njihuni me foton fituese të ‘Istanbul Photo Awards 2021’


Fotografia e Mohammed Shajahan nga Bangladeshi, me titull “Dashuria e nënës”, fitoi çmimin Fotografia e Vitit në “Istanbul Photo Awards 2021”, edicionin e shtatë të konkursit vjetor ndërkombëtar të fotografisë të organizuar nga agjencia turke e lajmeve “Anadolu Agency” (AA).

Pandemia Covid-19, që ka tronditur botën, ka treguar edhe një herë se si fotoreporterët dhe stafi i informimit vazhdojnë të bëjnë punën e tyre me përkushtim në kushte sfiduese.

Në këtë periudhë të vështirë, konkursi “Istanbul Photo Awards” vazhdon të mbështesë sektorin në kushtet më të mira. Fituesit e “Istanbul Photo Awards”, duke zbuluar cilësinë e një platforme globale, ku 12 mijë fotografë janë regjistruar në vitin e saj të shtatë, janë zgjedhur nga juria ndërkombëtare e përbërë nga emra prestigjiozë të botës së fotografisë.

Fotografia “Dashuria e nënës”, e fotografit nga Bangladeshi Mohammed Shajahan, e zgjedhur mes gati 15 mijë fotografive të paraqitura nga pjesë të ndryshme të botës, fitoi çmimin e fotografisë më të mirë të vitit 2021.

Fotoreporteri i AFP-së, Yuri Cortez, mori çmimin e dytë me punën e tij, ku paraqiste të burgosurit në burgun Quezaltepeque në El Salvador.

Fotoreporteri i AP-së, Petros Giannakouris, fitoi çmimin e vendit të tretë me fotografinë e tij që pasqyron vështirësitë me të cilat përballen refugjatët që u larguan nga kampi në Greqi.

Anëtarët e jurisë përzgjodhën fituesit përmes një platforme, e cila u krijua ekskluzivisht për konkursin nga ekipi i teknologjisë informatike i “AA”-së, për shkak të pandemisë.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore