Sport

Njëvjetori i Ligës Unike


Një ëndërr e herëshme u jetësua më 10 shtator 2020 me nënshkrimin e formimit të Ligës Unike. Një Ligë e Përbashkët mes Kosovës dhe Shqipërisë në basketboll.

Një ëndërr për shumë shqiptarë, që u finalizua me përkrahjen nga FIBA Europa.

Kryetari i Federatës së Basketbollit të Kosovës, Arben Fetahu dhe Presidenti i Federatës Shqiptare të Basketbollit, Avni Ponari, ishin ata që u futën në histori, duke nënshkruar marrëveshjen më të rëndësishme në basketbollin e Kosovës dhe Shqipërisë.

Logo u prezantua nga kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ndërsa kishte shumë mysafirë të veçantë si Turgay Demirel, president i FIBA Evropës dhe ministret në atë kohë, Vlora Dumoshi dhe Besa Shahini.

Një lajm që pushoi mediat sportive në dy vendet. Një moment i shumëpritur për shumë shqiptarë. Një moment historik.

Viti i parë ishte i vështirë për shkak të pandemisë COVID-19, që pushtoi botën dhe ndali shumë gara botërore, por gjithsesi edicioni i parë u zhvillua në formë të Final 8. Rahoveci dhe Durrësi ishin qytetet mikpritëse, ku në fund triumfoi Golden Eagle Ylli, ndërsa Erjon Kastrati u zgjodh MVP.

Këtë vit priten shumë risi, si Superkupa Mbarëkombëtare dhe Liga në konkurrencën e femrave, e shumë risi në vitet në vazhdim.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore