Lajme

Njeriu i afërt me Lëvizjen Vetëvendosje zgjidhet Kryetar i Bordit të BQK-së


Bashkim Nurbojas dhe Albin Kurti

Bashkim Nurboja është zgjedhur Kryetari i Bordit të Bankës Qendrore të Kosovës.

Kështu të paktën bëhet e ditur në njoftimin e BQK-së kur ndër të tjera thuhet se Bordi i BQK-së ka zgjedhur Bashkim Nurbojën për kryetar të tij.

Nurboja, sipas njoftimit, ka zëvendësuar kryetarin e deritanishëm, Flamur Mrasorin, të cilit i ka përfunduar mandati.

Në një njoftim të BQK-së thuhet se Nurboja është profesor universitar në fushën e ekonomisë, me doktoratë të përfunduar në Universitetin e Lubjanës – Fakulteti Ekonomik.

Zgjidhja e Nurbojës si Kryetar i Bordit të BQK-së është pasuar me kritika, pasi i njëjti ka prapavijë politike.

Nurboja ka qenë kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje – partisë në pushtet – për kryetar të Pejës në vitin 2017 de kandidat për deputet të Kuvendit të Kosovës në zgjedhjet e vitit 2019.

Në Qeverinë Kurti I, Nurboja ishte emëruar nga kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, si zëvendësministër në Ministrinë e Zhvillimit Rajonal.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore