“Njeriu bletë” është një ndër librat më të rinj që i është bashkuar literaturës shqiptare për fëmijë.
Autori i këtij libri, karikaturisti, Bujar Qeriqi, në një intervistë për Albanian Post, ka rrëfyer detaje rreth konceptit dhe motivit për të botuar këtë libër.
“Realisht idetë nuk mungojnë. Por e rëndësishme është qasja e duhur e narracionit dhe konceptit artistik, për realizimin e idesë e cila takon imagjinatën e lexuesve. Në ketë rast të fëmijëve në veçanti. Libra të tillë mungojnë në vendin tonë, një motiv shtesë për ta realizuar”, thotë ai.
Qeriqi, i cili ka mbi 15 vjet përvojë pune si mësimdhënës i lëndës së Artit Figurativ në një shkollë fillore të Lipjanit, tregoi se puna me nxënësit ka luajtur rol inspirues në krijimin e karaktereve brenda librit të tij të sapo botuar.
“Inspirimi është diçka e përditshme. Unë punoj si arsimtar i Artit, me nxënës te moshave të ndryshme. Ishte diçka interesante sa i përket inspirimit ku edhe u shfaqen karakteret pikërisht nga kjo përvojë”, thotë ai.
Brenda librit shtjellohet historia e “Njeriut bletë”, rol ky që prezantohet nga personazhi i një gjyshi i cili thumbohet nga bletët, por habit të gjithë teksa del nga kjo situatë me fuqinë prej një “Superheroi”.
“Gjyshi do të përballet me situata të ndryshme në të cilat aftësitë e tij të një “Superheroi” do t’i vë në shërbim të njerëzve të mirë, duke mbrojtur dhe ndihmuar ata, dhe duke luftuar të keqën e tragjeditë, bashkë me nipin e tij Benin”, tha autori teksa zbulonte historinë interesante të librit.
Karikaturisti, Qeriqi, po ashtu tregon rreth të veçantave brenda “Njeriu bletë”.
“Libri është i veçantë për faktin që në përmbajtje të tij janë te gërshetuara imagjinata dhe narracioni, aventurat fantastike dhe sensi i komedisë vizuale, janë fakte që e bëjnë këtë libër, ideal dhe lehtësisht të realizueshëm, si një film i animuar”, tha ai.
Libri për fëmijë “Njeriu bletë” është i dedikuar kryesisht për moshat nga 9 deri në 13 vjeç dhe është prodhim i shtëpisë botuese “Efekos”.
Ndryshe, autori i librit, Bujar Qeriqi, përpos që ka marr pjesë në shumë ekspozita personale e kolektive, ai po ashtu ka fituar edhe çmime për angazhimin e tij artistik në sferën karikatureske, përfshirë fitoren e çmimit të parë, mbi temën “Karikatura më e mirë kundër korrupsionit”, dhuruar nga KDI në Prizren.
Albanian Post ju prezanton disa nga karikaturat e artistit, Bujar Qeriqi, me përmbajtje të temave nga arti e politika.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.comLajmet kryesore
-
Lufta kundër dezinformimit dhe ndërhyrjeve të huaja në Shqipëri, përmes një komisioni të posaçëm
-
SPAK firmos 9 masa sigurie, mes tyre 2 ish-zyrtarë të Bashkisë së Tiranës
-
Rusia vendos veto ndaj rezolutës së OKB-së për monitorimin e sanksioneve ndaj Koresë së Veriut
-
Hamza thotë se Kurti degradoi pozicionin e Kosovës në dialog, zotohet se do t’i shkëpusë serbët e veriut nga ndikimi i Serbisë