Film

Njerëzit kërkojnë fushat e shahut të shfaqura në “Queen’s Gambit”


Seriali i Netflix “Queen’s Gambit”, jo vetëm që shumëfishoi dëshirën mbarëbotërore për të luajtur shah, por rriti dhe shitjet e një firme që prodhon fusha shahu.

E tillë është historia e kompanisë “Rechapados Ferrer”, një firmë spanjolle që prodhon kryesisht fusha shahu dhe që është shfaqur pikërisht në sekuencën filmike posaçërisht për promovim [trailer] të serialit.

“Miguel-i, një koleg pune, më pati thënë se Netflix ka filluar transmetimin e një seriali të ri të quajtur “Queen’s Gambit”, në të cilin disa prej fushave të Rechapados Ferrer janë vendosur në reklamën filmike të saj” – këto janë fjalët e David Ferrer për Reuters, pronari 30 vjeçar i “Rechapados Ferrer”.

Shikuesit kanë rritur kërkesën e tregut që ofron fusha shahu. Sidomos në këtë kohë pandemie, e cila i detyron të qëndrojnë brenda.

Kompania e vendosur në La Garriga të Spanjës, qytet afër Barcelona-s, tashmë ka dyfishuar shitjet këtë vit krahasuar me ato të vitit të kaluar: nga 22 mijë në 2020, në 45 mijë në 2021 dhe është në proces të vazhdueshëm përgatitje të materialeve të reja për porositë e vitit 2022.

“Porositë e fushave të shahut po tejkalojnë qiellin”, thotë Ferrer. Kompaninë e ka themeluar gjyshi i tij në 1950.  – “Ky vit është plot, sa i përket prodhimit”, shpjegon Ferrer.

Seria e fundit e filmit ka shfaqur një fushë të veçantë, e cila është bërë më e kërkuara. Mirëpo fatkeqsisht, deri tani ajo është e disponueshme për shpërndarje vetëm nëpërmjet një distributori gjerman. Pikërisht prej tyre – duke qenë se një pjesë e mirë e xhirimeve të filmit janë kryer në Berlin [Gjermani] – seriali adaptoj fushat e Ferrer-it.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore