Jetesë & Stil

Një vit pa përqafime, si ndikon kjo në shëndetin mendor


Njerëzit janë krijuar për të prekur dhe për t’u prekur. Kjo është një nga arsyeja pse po e përjetojmë kaq shumë pandeminë.

Nevoja për prekje ekziston nën horizontin e vetëdijes.

“Trupi i njeriut ka ndërtuar të gjitha modelet e tij bazuar në prekjen e marrë nga prindërit, kujdestarët që në fillimet e jetës. Ne jemi plotësisht të varur nga personat që na rrisin për të përmbushur nevojat thelbësore të trupit. Pak mund të bëhet pa prekje.” thotë Katerina Fotopoulou, një pedagoge e neuroshkencës psikodinamike në Universitetin e Londrës.

Si të rritur, mund të mos e kuptojmë rëndësinë e prekjes edhe kur zhduket.

“Prekja ka një ndikim të madh në mirëqenien tonë psikologjike dhe fizike”, thotë Robin Dunbar, një psikolog në Universitetin e Oksfordit.

Nga 40 mijë njerëz nga 112 vende që morën pjesë në një sondazh të vitit 2020 të BBC, tre fjalët më të zakonshme të përdorura për të përshkruar prekjen ishin: “emocionuese”, “e ngrohtë” dhe “dashuri”.

Ndërsa pandemia vazhdon, shumë po përpiqen të përballojnë stresin pa rehatinë e prekjes. Të gjithë kanë nevoja dhe kufij të ndryshëm. Por mungesa totale e prekjes, veçanërisht kur emocionet janë të mëdha, sjellin një problem të madh në mirëqenien mendore.

Në këto kohë të privimit nga prekja nuk ka asnjë zëvendësim të vërtetë për atë që marrim nga njerëzit e tjerë, por ka mënyra për ta qetësuar veten. Laboratori i Fotopoulou së shpejti do të publikojë një studim të kryer gjatë pandemisë. Ajo bazohet në teorinë se, në të njëjtën mënyrë që ne mendojmë se mund të ndiejmë dhimbjen e të tjerëve, mund të jemi në gjendje të përjetojmë edhe prekjen, gjithashtu./AlbanianPost.com

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore