Një vit nga vrasja e Liridona Ademaj – familjarët kërkojnë përshpejtimin e hetimeve, Naim Murseli vazhdon të mohojë akuzat për përfshirje

Vrasja e Liridona Ademaj vazhdon të mbetet e paqartë, pasi edhe një vit pas ngjarjes, institucionet e Drejtësisë nuk kanë ngritur aktakuzë ndaj të dyshuarve. Nga Prokuroria Themelore e Prishtinës kanë deklaruar për Albanian Post se rasti ende ndodhet në fazën e hetimeve, ndërsa mbrojtja e Naim Murselit ka theksuar për AP se ai vazhdon t’i mohojë të gjitha akuzat për përfshirje në këtë rast.
SHFLETO

Foto: Albanian Post