Data 26 janar 2021 shënon një vjetorin e aksidentit tragjik me helikopter, të ish-yllit të Los Angeles Lakers-it, Kobe Bryant-it. Në aksident përveç Bryant-it, 41-vjeç, humbën jetën vajza e tij 13-vjeçare, Gianna dhe shtatë persona të tjerë.
Aksidenti ndodhi në zonën e Kalabasas-it (Kaliforni), 48 km në veriperëndim të Los Anxhelosit, në orën 09:45 (me orën lokale). Helikopteri me nëntë persona po udhëtonte nga aeroporti “John Wayne” për në aeroportin “Camarillo”.
Bordi Kombëtar i Sigurisë së Transportit (NTSB) i SHBA-ve ka lëshuar një raport mbi shkaqet e aksidentit. Në raport përfshiheshin transkriptime intervistash, mesazhe, raporte meteorologjike, pamje nga zona e aksitentit etj.
Sipas raportit të NTSB-së janë tre arsye kryesore që ndikuan në aksident.
E para, përvoja e pilotit Ara Zobayan-it. Për 50-vjeçarin u tha se mund të ketë patur një keq intepretim të këndeve të ngritjes dhe rrotullimit. Kjo vinte si shkak i çorientimit të pilotit në rastet me shikueshmeri të ulët. Sipas ekzaminimeve pas aksidentit rezultoi se piloti nuk kishte shenja të përdorimit të alkoolit.
E dyta, kushtet e motit. Në ditën e aksidentit shkalla e mbulimit të qiellit me re ishte më e madhe se zakonisht. Kjo ndikoi në ndryshimin e trajektores së zakonëshme që ndiqte helikopteri, për të shkuar në destinacion.
E treta, tiparet e sigurisë së helikopterit. Helikopteri nuk ishte i pajisur me regjistrues të dhënash fluturimi (FDR) ose regjistrues zeri në kabinë (CVR). Gjithsesi raporti i kontrollit të motorëve të helikopterit, nuk tregoi se këta të fundit kishin pësuar avari të brendshme.
Bryant-i la pas tre vazja Natalia-n, Bianka-n dhe Capri-n, si dhe bashkëshorten Vanessa Laine Bryant-in. Në 24 shkurt 2020, Bryant-i dhe vajza e tij Gianna, u nderuan në memorial në “Staples Center”, arenën e LA Lakers-it.
Të pranishëm në memorial ishin rreth 20 mijë persona. Data 24, përkonte me fanellën që mbajti veshur për gati dy dekada, ndërsa muaji shkurt, që praktikisht është muaji i dytë i vitit, përkonte me numrin “2” që Gianna mbante në fanellë.
Basketbollisti pati një karrierë 20 vjeçare në NBA me ekipin e Lakers-it. Në total numëron 1346 ndeshje, me një mesatare prej 25 pikë të realizuara për ndeshje.
Bryan-t u lind në Filadelfia dhe ishte më i vogli nga tre fëmijët e ish-basketbollistit të NBA, Joe Bryant-it. Kur ishte 6-vjeç Kobe, së bashku me familjen e tij u zhvendos në Itali. Kjo për shkak se i ati, pas tërheqjes nga NBA, vazhdoi të luaj basketboll në Rieti të Italisë.
Pas dy vitesh në Rieti, u zhvendosën fillimisht në Rexhio Kalabria, pastaj në Pistoia dhe Rexhio Emilia. Gjatë këtyre viteve Kobe u mësua me stilin e jetesës dhe mësoi të flasë rrjedhshëm gjuhën italiane.
Pikërisht Rexhio Emilia ishte vendi ku nisi të luante basketboll Kobe. Gjatë një interviste në 2011, do të zbulonte dhe dashurinë e tij për Italinë.
“Italia do të jetë gjithmonë pranë zemrës sime”- tha Kobe.
Rikthimi në SHBA për Kobe-n do të ndodhte, kur ai ishte në moshën 13-vjeçare. Familja e tij la Italinë dhe u zhvendos përfundimisht në Filadelfia.
Lidhja e fortë që Kobe pati me vendin ku u rrit, Italinë, reflektohet edhe te emrat e vajzave të tij. Ato kanë emra italianë, pavarësisht faktit se vetë Kobe ishte afro-amerikan dhe bashkëshortja e tij, Vanessa është meksikane.
Në kuptimet e emrave të tyre, Bianca, do të thotë “e bardhë” (diçka që shkëlqen), Natalia do të thotë “ditëlindja e Krishtit” (dhuratë nga zoti) dhe Gianna do të thotë “Zoti është i hirshëm”, e Capri është qyteti ku kanë ngjizur vajzën e tyre të katërt.
Arritjet më të mëdha në karrierën e Bryant-it: 18 herë pjesë e NBA All-Star-s, dy herë pikëshënuesi më i mirë në NBA, pesë herë kampion i NBA, 15 herë i përzgjedhur në më të mirët e NBA, 12 herë i përzgjedhur në All-Defensive, katër herë njeriu i ndeshjes në NBA All-Star-s, dy herë njeriu i finales në NBA. Bryant-i ka fituar dhe dy Medalje Olimpike, në “Londer 2012” dhe “Pekin 2008”.
Padiskutim një legjend e NBA dhe basketbollit. Një ikonë që nuk do të shuhet as me ndarjen nga jeta./ AlbanianPost.com
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.comLajmet kryesore
-
Ekskluzive: Hajnia multi-milionëshe e Liburn Aliut dhe Naser Hafizit
-
MPB: 10 pjesëtarë të Policisë së Kosovës janë ndaluar nga Serbia, 5 ende janë në mbajtje
-
Izraeli kishte vendosur të godiste Iranin të hënën, por më pas u tërhoq
-
Shqipëria tashmë jashtë listës së vendeve në monitorim nga KiE, pas 29 vitesh