Stil

Një urim për Krishtlindje nga Rina Balaj


Rina Balaj - Artiste

Duket se këngëtarja, Rina Balaj, e ka gjetur metodën se si të qëndrojë përherë në artikujt e mediave rozë.

Kjo pasi që, Rina, pos publikimit të projekteve të shpeshta e që pothuajse gjithmonë rezultojnë të suksesshme, ajo aktive po tregohet edhe në postimin e fotosesioneve të shumta.

Fotografi e publikuar nga Rina Balaj në Instagram.

Madje, së fundmi, Balaj, ka publikuar disa imazhe e veshur me një palë pantallona me material lëkure dhe me ngjyrë të kuqe të theksuar, ndërsa në pjesën sipër kishte veshur sytjena të argjendta.

Siç edhe tashmë është bërë e zakonshme – ylli i hitit “Rosita” është shfaqur përsëri me poza joshëse dhe super seksi, duke vënë në pah format e saj fite.

Fotografi e publikuar nga Rina Balaj në Instagram.

“Urime Krishtlindjet”, ishte mbishkrimi që Rina ka vënë sipër fotografive, ndërsa nuk kanë munguar as komente të shumta me kritika pozitive.

Gjithsesi, kujtojmë se në nëntorin e këtij viti, Rina Balaj ka publikuar albumin e saj të parë – “Balerina”, një produkt që u mirëprit nga fansat.

Fotografi e publikuar nga Rina Balaj në Instagram.

“Aver”, “Mia”, “ 1 Joint”, “Sativa”, “Fighter” e “ChaCha” janë vetëm disa nga këngët e albumit, shumicën prej të cilave ajo i ka publikuar duke i shoqëruar me video klipe profesionale.

Ndërkaq, kur bëhet fjalë për jetën private, Rina po vazhdon ta jetojë historinë e saj të dashurisë me rep artistin, SinBoy, i cili gëzon një karrierë të suksesshme në Greqi, por që i njëjti është përqafuar edhe nga publiku shqiptar.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore