Lajme

Një tërmet tjetër godet Greqinë, ndihet dhe në Shqipëri


Një tërmet tjetër i fuqishëm ka goditur Greqinë, pak kilometra nga Larisa, në Elassona.

Lajmi është bëri i ditur nga Instituti Gjeodinamik i Observatorit Kombëtar të Athinës.

Lëkundjet janë ndjerë dhe në Juglindje të Shqipërisë deri në kryeqytet. Tërmeti ishte me magnitudë 5.8 të shkallës Rihter me thellësi fokale në 10 km.

Një tërmet me magnitudë 5.9 të shkallës Rihter goditi Greqinë ditën e tre marsit. Edhe tërmeti i së enjtes është ndjerë në disa qytete të Shqipërisë.

Tërmeti u ndie në pjesë të Greqisë perëndimore dhe në Athinë. Lëkundjet u ndien gjithashtu, në vendin tonë si dhe në disa shtete të Ballkanit.

Të paktën tre pas tronditje me madhësi 4.6 të shkallës Rihter, 4.2 dhe 4.9 e pasuan atë. Kostas Papazachos, një sizmolog dhe profesor i gjeofizikës në Universitetin Aristoteli të Selanikut, përjashtoi mundësinë e një lëkundje shumë të fortë me të njëjtën madhësi.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com

Lajmet kryesore