Shëndet

Një terapi ndryshe për fëmijët e abuzuar


Ariadna Sala Nadal, studente spanjolle e dizajnit, ka krijuar një seri mjetesh terapie të shëndetit mendor për fëmijët e abuzuar seksualisht.

Kompleti i mjeteve i quajtur Balisa shërben për të lehtësuar kontrollin mbi emocionet e fémijëve të abuzuar duke i bërë ato më të prekshme.

Aktualisht prototipat e disponueshëm janë prej argjile ose të shtypura në formatin 3D. Mirëpo, Nadal ka bërë me dije se versionet përfundimtare do të nisin të prodhohen vitin që vjen.

Kompleti përmban 21 mjete të ndryshme të cilat kanë të njëjtën ngjyrë, peshë dhe strukturë. Dezeen sqaron se mjetet janë realizuar në bashkëpunim me psikologë të specializuar për fushën.

Sipas Dezeen, secila nga pjesët përfaqëson një emocion ose hap të natyrshëm në procesin e shërimit të cilin pacientët e kanë trajtuar fillimisht në seancat e terapisë.

“Kjo mundëson lehtësimin e koncepteve abstrakte dhe përmirëson komunikimin midis pacientit dhe psikologut pasi ata kanë mundësinë të shohin një përfaqësim fizik të asaj për të cilën flitet”, ka thënë Nadal./AlbanianPost.com

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore