Stil

Një tatuazh dedikuar Prishtinës nga Vesa Luma


Këngëtarja, Vesa Luma, duket se po e shijon qëndrimin në vendlindje, saktësisht në qytetin e saj të lindjes, në Prishtinë.

Madje, këtij të fundit, Vesa, i ka dedikuar edhe një kujtim nga ato të përhershmet – kësisoj ajo ka realizuar një tatuazh në dorën e saj të majtë si një provë të asaj se sa shumë e dashuron kryeqytetin kosovar.

Fotografi e publikuar nga Vesa Luma në Instagram.

Vesa ka gdhendur në lëkurën e saj përjetësisht figurën e Hyjneshës në Fron, e cila është simbol i qytetit të Prishtinës.

Fotografi e publikuar nga Vesa Luma në Instagram.

Përmes disa fotografive të publikuara në rrjetin social Instagram, Luma, është shfaqur e lumtur dhe e emocionuar rreth këtij ndryshimi që ka vendosur ta bëj në trupin e vet.

Por, gjithsesi, kjo nuk është hera e parë që artistja e hitit “Jemi dhe s’jemi”, shfaq publikisht dashurinë e saj ndaj Prishtinës.

Me siguri, shumë prej jush e mbani në mend akoma këngën e saj të publikuar në vitin 2017 – “Prishtina”, e cila u lansua në mbështetje edhe të tifozëve të klubit basketbollistik të kryeqytetit.

“Prishtina, ti je zemra jonë. Prishtina, dritat ndizi sot. Prishtina, krenaria jonë. Prishtina, përgjithmonë”, janë disa nga vargjet e këngës së Vesës kushtuar skuadrës të basketbollit të qytetit.

Përndryshe, kanë kaluar disa muaj që kur Vesa Luma bashkë me familjen e saj janë kthye nga Zelanda e Re për në Kosovë, ku edhe është parë nën shoqërinë e familjarëve, miqve dhe kolegëve.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore