Shqipëria

Një shtetas italian gjendet i pajetë brenda një hoteli në Kamzë


Policia e Tiranës ka bërë me dije se mëngjesin e 8 dhjetorit një shtetas italian është gjetur pa shenja jete në një hotel në Kamzë.

Bëhet fjalë për shtetasin me iniciale A. S., 71 vjeç.

Nga këqyrja paraprake nuk janë konstatuar shenja dhune.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes. Paraprakisht dyshohet për arrest kardiak.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com

Lajmet kryesore