Lajme

Një shpërthim vdekjeprurës godet një ndërtesë tregtare në Bangladesh


Të paktën 15 persona janë vrarë dhe 140 janë plagosur në një shpërthim brenda një ndërtese zyre në kryeqytetin e Bangladeshit, Dhaka, kanë thënë zyrtarët e policisë dhe shërbimit zjarrfikës.

Shpërthimi tronditi katet e katërt dhe të pestë të një ndërtese pesë-katëshe në Gulistan, një qendër kryesore për mallrat me shumicë në kryeqytet, pak para orës 17:00 me orën lokale të martën.

Autoritetet nuk mundën të japin menjëherë arsyen e shpërthimit të madh në zonën e zhurmshme tregtare.

“Deri më tani, 15 persona – dy gra dhe 13 burra kanë vdekur dhe më shumë se 140 të plagosur janë sjellë në Spitalin e Kolegjit Mjekësor të Dhakës (DMCH)”, citohet të ketë thënë inspektori Bachchu Mia nga gazeta “Daily Star” e Bangladeshit dhe agjencia e lajemve “Reuters”.

Asnjë zjarr nuk shpërtheu në ndërtesë, por më shumë se 150 zjarrfikës ishin në vend për të ndihmuar në përpjekjet e shpëtimit, tha një zëdhënës i shërbimeve zjarrfikëse për AFP.

Një mesoburrë me një këmishë të lagur me gjak u tha gazetarëve se ishte plagosur nga shpërthimi, i cili shkatërroi xhamat dhe dëmtoi një mur të ndërtesës.

Historia e aksidenteve nga zjarri

Bangladeshi ka një histori katastrofash industriale, duke përfshirë fabrikat që marrin flakë me punëtorë të bllokuar brenda. Grupet e monitorimit kanë fajësuar korrupsionin dhe zbatimin e dobët.

Në vitin 2012, rreth 117 punëtorë vdiqën kur u bllokuan pas daljeve të mbyllura në një fabrikë veshjesh në Dhaka.

Fatkeqësia më e keqe industriale e vendit ndodhi vitin e ardhshëm, kur fabrika e veshjeve Rana Plaza jashtë Dhaka-s u shemb, duke vrarë më shumë se 1,100 njerëz.

Në vitin 2019, një zjarr përfshiu një zonë 400-vjeçare të mbushur me apartamente, dyqane dhe magazina në pjesën më të vjetër të Dhaka-s dhe vrau të paktën 67 njerëz. Një tjetër zjarr në Dhaka e Vjetër në një shtëpi që ruante ilegalisht kimikate vrau të paktën 123 njerëz në vitin 2010.

Në vitin 2021, një zjarr në një fabrikë ushqimesh dhe pijesh jashtë Dhaka-s vrau të paktën 52 njerëz, shumë prej të cilëve u bllokuan brenda nga një derë e mbyllur ilegalisht.

Vitin e kaluar, një zjarr në një depo magazinimi të kontejnerëve të transportit pranë portit detar kryesor Chittagong të vendit vrau të paktën 41 njerëz, përfshirë nëntë zjarrfikës dhe plagosi më shumë se 100 të tjerë.

Bangladeshi heton zjarrin në kampin më të madh të refugjatëve në botë

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore