Libra

Një revolucion librash vetëm prej TikTok-ut?


Është pasdite.

Në një nga pastiçeritë brenda një qendre tregtare të madhe të Essex-it, petullat e sheqerosura kanë krijuar radhë të tëra njerëzish që presin t’i shijojnë.

Pak metra më tutje, blerësit e rinj po shohin për një lloj tjetër ushqimi.

Një vajzë e veshur me një fustan të kuq të mëndafshtë i kalon gishtat përgjatë shtyllës kurrizore të nëntë romaneve nga autorja bestseller YA Colleen Hoover.

Kurse disa djem 20-vjeçarë me xhaketa lëkure kalojnë nëpër raftet e komikeve.

Një seri romanësh kanë një stendë vetëm për vete.

E gjithë varet nga #BookTok, një sesion në platformën TikTok që u kthye në një sensacion të mediave sociale në muajt e parë të COVID-it dhe që atëherë ka marrë vrull.

Librashitësi 30-vjeçar Peter ka zbuluar se “shumica e klientëve janë adoleshentë, të cilët kanë para, ndikim dhe duan të gjejnë historitë e tyre”.

“Shumë autorë me ngjyrë dhe aziatikë po vijnë. Gjithmonë kam dashur të kem një seksion LGBTQ dhe tani nuk do të kishte kuptim të mos e bëja. Është emocionuese. Mund të shihni ndryshimin e botimeve. Është bërë argëtuese të hysh në punë”, ka treguar ai.

BookTok-u është i shpejtë dhe i furishëm, me fansat që përkëdhelin librat e tyre në klipe të realizuara vetë. Bashkëngjitur me muzikën e preferuar.

Një BookToker me bazë në Toronto me 109 mijë ndjekës i di të gjitha truket.

Në video të saj gjen nga ato për autorë që kanë shkruar për çështje vendimtare të lexuesve, si ajo se çfarë do të thotë të përfytyrosh një personazh.

Njëherazi me ngjarjen në Lakeside, Harper Voyager, specialisti i fantashkencës, po organizon një festë fundjave në qytetin e librave në Wells, Hay-on-Wye, me tetë BookToker.

Ngjarja faturohet si Shtëpia e parë e Krijuesve të botimeve , një hapësirë fizike ku krijuesit dhe ndikuesit bashkohen për të bërë “zhurmë”.

Është një çështje e këndshme, me lexime tarot nga autori YA Juno Dawson dhe një kuiz nga autorja Saara El-Arifi.

Një video e këndshme 30 sekondëshe e një krijueseje ka ofruar një turne plot me kopje të nënshkruara.

Brenda disa ditësh, kjo video është pëlqyer më shumë se shtatë mijë herë. Në përgjithësi, përmbajtja e krijuar në fundjavë shënon 170 mijë shikime.

Për autorët, nuk është një fillim i keq.

Por në termat e BookTok-ut, është një pikë në oqean.

Dhjetëshja më e mirë e fundit, e nxjerrë nga shikimet sipas hashtag-ut, kryesohet nga “Six of Crows” e autores Leigh Bardugo, e cila ka arritur më shumë se një miliard shikime.

Vendi i dytë është i librit “It Ends With Us” nga Colleen Hoover, vetëm 800 milionë shikime.

Hoover është një ish-punonjëse sociale 42-vjeçare nga Texas-i.

Ajo është e zhytur në mendime, e hapur dhe e patrazuar nga suksesi.

“Hyra në botën e librit rastësisht”, ka treguar ajo.

“Disa lexues ndanë librin tim të parë dhe ai u rrit prej andej. Ishte një kombinim i kohës së mirë dhe fatit të mirë. Nuk e kisha idenë se libri konsiderohej romancë…nuk shkrova për t’iu përshtatur një zhanri. Thjesht ndodhi që libri ishte zhanri që lexuesit po kërkonin”, ka shtuar.

Shoqja e saj Elena Armas me origjinë spanjolle është më e re në këtë rrugëtim.

Ajo nuk ka shkruar para pandemisë. Romani i saj i parë “The Spanish Love Deception”, u botua në vitin 2021.

“Në fillim, shitjet ishin në rregull, të paktën për dikë që kishte pritshmëri të ulëta”, ka rrëfyer ajo.

“Vetëm disa muaj pas publikimit, libri hyri në top 100 të dyqanit Kindle në Amazon. E gjitha ishte falë një video në TikTok që shfaqi librin tim që ishte bërë viral”, ka vijuar.

Në video, një vajzë e tregonte historinë e librit sikur të ishte përvoja e saj. Dhe në fund, i drejtoi lexuesit që të lexonin gjithë historinë nëpërmjet librit.

Miliona klikime që erdhën më pas, “bënë që agjencitë dhe botuesit” ta kontaktonin autoren.

“Ndikimi i BookTok-ut në industrinë e librit është një nga gjërat më shpresëdhënëse që kam parë”, ka thënë redaktorja Molly Crawford.

“TikTok-u duhet parë si distilimi modern i formës më të pastër të shitjes së librave. E shoh atë si edukimin algoritmik të asaj që përndryshe do të ishte rritje organike”, ka shtuar.

Ajo ka thënë se detyra e saj është të botojë libra që lexuesit duan të lexojnë, kështu që “do të ishte gabim të injorosh ndikimin global që ka pasur BookTok-u”.

Pasi ai ka zbuluar se kishte hapësirë për disa zhanre, veçanërisht romancën dhe librat fantastiko-shkencorë.

Është edhe fenomeni disi i çuditshëm i librave të botuar më parë që befas godasin.

E gjitha falë marketingut, që Hoover duket se nuk e zotëron mjaftueshëm për të bërë për vete ata lexues që nuk i lexojnë librat e saj.

“Që nga fillimi i karrierës sime, e kam parë marketingun në aplikacion më shumë si një falënderim se sa një mënyrë për të kërkuar lexues të rinj”, ka thënë.

“Mundohem t’i bashkohem klubeve të librit kur është e mundur. Organizoj festa dhe ndonjëherë ngjarje private në shtëpinë time ose në librarinë time”, ka treguar autorja.

Pyetja miliona dollarëshe është se sa do të zgjasë ky fenomen.

Dhe për disa duket se do të qëndrojë gjatë.

Drejtoresha e botimeve të Harper Voyager, Natasha Barden, ka thënë se është “fantastike që një platformë e re e mediave sociale lejon librat e shkëlqyer të gjejnë një audiencë krejtësisht të re”.

“Rekomandimet e librave kanë qenë gjithmonë çelësi i suksesit. Një platformë që lejon rekomandime autentike dhe të besueshme është e paçmueshme. Dhe jo, BookTok-u nuk po tregon shenja të ngadalësimit”, ka thënë ajo.

Marrë nga “The Guardian”, përshtatur për “Albanian Post”.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore