Kosova

Një Polic vret një qytetar në Graqanicë


Policia e Kosovës

Një person ka vdekur pasi nuk arriti t’u mbijetoj plagëve të marra nga arma e zjarrit e shkrepur nga një zyrtar policor mesditën e së shtunës në fshatin Gushtericë e Poshtme në komunë të Graqanicës.

Ky fshat është i banuar kryesisht me banorë të komunitetit serb.

Rastin e ka konfirmuar për Albanian Post, Flora Ahmeti, zëdhënëse e Policisë Rajonale të Prishtinës.

“Sot rreth orës 15:00, kemi pranuar informatën për të shtëna me armë zjarri, në fshatin Gushtericë e Poshtme”.

“Menjëherë pas marrjes së këtij informacioni në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitet e nevojshme policore, të cilat kanë hasë në një person pa shenja jete”.

Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor të cilët i janë përgjigjur thirrjes së organeve të rendit për të dalë në vendin e ngjarjes.

Ndërsa, “personi i dyshuar (zyrtar policor) është arrestuar ndërkohë që aktualisht hetuesit policor në bashkëpunim me IPK-në, kanë nisur një hetim për sqarimin e të gjitha rrethanave që lidhen me rastin”, ka thënë Ahmeti për AP.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore