Gatimi

Një pjatë e vjetër në një mënyrë të re: Speca të mbushura pa mish


Ilustrim

Ju mund të përgatisni një pjatë që shumë e pëlqejnë në versionin e ri pa mish thjesht për të provuar diçka të re ose thjesht për të thyer monotoninë.

Përbërësit:

8 speca të mëdhenj

200 gr karota te grira

2 domate të mëdha të grira hollë

100 gr speca jeshil të grirë hollë

100 g thekon soje

Gjysmë filxhani salcë domate

3 gota më të vogla oriz kafe

1/4 lugë çaji borzilok

Pak kërri

Hudhra sipas dëshirës

Piper

Majdanoz i grirë imët

Për salcën:

3-4 domate

3 lugë gjelle pure domate

Qepë dhe hudhër të grira imët

1 lugë sheqer

1 lugë vaj ulliri

Një majë kripë

Ujë

Borzilok

Përgatitja:

Lani specat, prisni kërcellin dhe hiqni farat. I ziejmë për 5 minuta në ujë me kripë.

Skuqini qepën dhe hudhrën në pak vaj, shtoni specat e grirë, karotat, domatet dhe thekonet e sojës të njomura paraprakisht në ujë. Më pas shtoni orizin dhe përbërësit e tjerë dhe përziejini mirë. E heqim nga zjarri dhe me këtë përzierje mbushim specat. Në sherpa i radhisim specat krah për krah.

Kaurdisni në pak vaj qepën dhe hudhrën, shtoni domaten dhe pak ujë, më pas përbërësit e tjerë dhe ziejini edhe për disa minuta. Shtoni më shumë ujë dhe më pas hidhni salcën mbi specat e mbushur në mënyrë që të mbulojë deri në dy të tretat e lartësisë.

Ziejini specat të mbuluara në zjarr të ulët për rreth 45 minuta.

Specat mund t’i piqni edhe në furrë për 45 minuta, por i lini të mbulohen me letër për gjysmë ore e parë, më pas i hiqni dhe i pjekim të pambuluar deri në fund.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore