Lajme

Një person në gjendje të rëndë si pasojë e një aksidenti në Pejë


Ilustrim

Fadil Gashi, zëdhënës i policisë për rajonin e Pejës, ka thënë se dy persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e një aksident trafiku që ndodhi në fshatin Baran të Pejës, derisa njëri prej tyre është në gjendje të rëndë.

”Rreth orës 16:30 policia është njoftuar për një aksident në fshatin Baran të Pejës, ku janë përfshirë dy vetura dhe janë lënduar dy persona. Të lënduarit janë dërguar në Emergjencën e Spitalit të Pejës dhe njëri prej tyre është në gjendje më të rëndë shëndetësore”, tha Gashi për Albanian Post.

Ndërsa në Drenas, dy persona kanë vdekur nga një aksidenti tjetër.

Këtë e ka konfirmuar për Albanian Post, zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci.

“Nga informatat e para bëhet e ditur se dy vetura janë përfshirë në aksident dhe si pasojë e aksidentit dy persona kanë humbur jetën përderisa tre të tjerë kanë pësuar lëndime”, tha Borovci.

Ndërkaq në një aksident tjetër në fshatin Abri, bëhet e ditur se janë përfshirë pesë automjete dhe për pasojë dhjetë persona kanë pësuar lëndime trupore dhe të njëjtit janë dërguar për trajtim mjekësor, përderisa janë shkaktuar dhe dëme materiale.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore