Përballje

Një mur i pathyeshëm, Real Madrid-i në gjysmëfinale


Pa shumë aksion, sonte u shfaq një Real Madrid që shumë rrallë herë e kemi parë.

E mbyllur në mbrojtje, pa mendje te goli, me mendje te kualifikimi.

Një Valverde në pozitë të pazakontë, si mbrojtës i krahut, dhe dy mbrojtësit rezervë, Nacho dhe Militão, që luajtën ndeshjen e jetës.

Liverpool i pashpresë, herë pas here krijonte raste por shumë pak të rrezikshme.

Edhe ato pak herë kur kaluan mbrojtjen e Real Madrid-it, hasën në të pakalueshmin e vërtetë, Thibaut Courtois.

Një Real Madrid i vdekur para dy muajsh, tani në piedestal, me shpresë për La Liga-n, në gjysmëfinale të Champions-it.

Barazimi 0-0 në ndeshjen e dytë, fitorja 3-1 në atë të parën, i mjaftuan Real Madrid-it për kualifikimin.

Skuadra e Zidane në fazën e 1/4-ve, do të përballet me londinezët e Chelsea-s.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore