Lajme

Një muaj paraburgim të dyshuarit për dhunimin e 13 vjeçares në Gjilan


Ilustrim.

Gjykata Themelore në Gjilan ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Gjilanit, duke i caktuar masën e paraburgimit prej 30 ditë të pandehurit Sh. U, i dyshuar për dhunimin e 13 vjeçares.

Në njoftimin e gjykatës thuhet se ekziston dyshimi i bazuar se i pandehuri në mesin e muajit shtator të vitit 2021, ka kryer marrëdhënie seksuale me të miturën e moshës 13 vjeçare.

“Me këto veprime, i pandehuri Sh. U. dyshohet të ketë kryer veprën penale dhunimi vepër e sanksionuar me Kodin Penal të Republikës së Kosovës (KPRK)”, thuhet në njoftim.

Prokuroria Themelore në Gjilan.

Gjyqtari i procedurës paraprake në Departamentin e Krimeve të Rënda, ka konsideruar se qëndrojnë arsyet ligjore për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të pandehurit të lartcekur, aplikimi i masave tjera alternative në këtë fazë të procedurës do të ishin të pamjaftueshme.

Gjatë muajit shtator të këtij viti, një vajzë 13-vjeçare është dhunuar nga një djalë 18-vjeçar.

Policia e Kosovës kishte bërë të ditur se viktima është dërguar për ekzaminim mjekësor, ndërkaq i dyshuari është në mbajtje.

Ndërsa, më 3 nëntor, Prokuroria Themelore e Gjilanit ka kërkuar të caktohet masa e paraburgimit prej 30 ditësh për 18-vjeçarin.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore