Lajme

Një muaj paraburgim për mjekun që sulmoi profesoreshën e Fakultetit


Gjykata Themelore në Prishtinë.

Gjykata Themelore në Prishtinë, të enjten ka caktuar masën e paraburgimit kundër të pandehurit mjekut A.G për shkak të dyshimit se ka sulmuar profesoreshën e Fakultetit të Mjekësisë, Hatixhe Latifi-Pupovci.

Këtë e ka bërë të ditur gjykata përmes njoftimit për media.

Siç njoftohet, gjyqtarja e procedurës paraprake kërkesën e prokurorit të shtetit për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurit A.G, e ka aprovuar si të bazuar dhe të njëjtit i ka caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej një muaji.

Hatixhe Latifi Pupovci

Zëdhënësja për media nga Policia e Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, e kishte konfirmuar për Albanian Post sulmin ndaj profesoreshës së mjekësisë Hatixhe Latifi-Pupovci, e cila është edhe bashkëshortja e zëvendësministrit të Arsimit, Dukagjin Pupovcit.

“Lidhur me këtë rast, rreth orës 18:30, policia ka shoqëruar në stacion policor për intervistim personin e dyshuar”.

Përmes një reagimi në Facebook, profesoresha ka theksuar se personi që e ka sulmuar është mjek me profesion.

“Është për keqardhje që ky prind, edhe vet mjek, nuk e kupton se sa me rëndësi është mbajtja e kriterit në një lëndë kyçe për formimin e çdo mjeku të ardhshëm. Por, zgjedh dhunën si rrugë për arritjen e qëllimit të vet”, ka shkruar Pupovci.

“Si duket specialisti i gjinekologjisë, dr. Arsim Gashi, nuk e ka herën e parë që përmes dhunës tenton t’i zgjidh problemet. Prandaj pres që ta merr dënimin e merituar”.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore