Lajme

Një muaj paraburgim për mësuesin pedofil Fazli Kikaj


Një ditë pas arrestimit, mësuesi pedofil nga Prizreni, Fazli Kikaj, do të dërgohet në paraburgim për një muaj.

Kështu ka njoftuar Prokuroria Themelore në Prizren, Departamenti për të Mitur, të cilët i kërkuan Gjykatës Themelore në po këtë qytet “caktimin e masës së paraburgimit ndaj të pandehurit F.K., i cili gjendet në ndalim 48 orësh nga data 28.04.2022”.

Pas intervistimit nga prokurori i rastit, ky i fundit e ka ngarkuar mësuesin pedofil tani rreth 75 vjeçar, deri në vërtetim të aktakuzës, me veprën penale “Ofrimi i materialit pornografik personave nën moshën gjashtëmbëdhjetë vjet” nga neni 231 paragrafi 1, të Kodit Penal të  Republikës së Kosovës (KPRK).​

Fazli Kikaj u arrestua nga Policia e Kosovës, respektivisht, Drejtoria Rajonale e Prizrenit të enjten, një dit pas raportimit të medieve për rastet e dyshimta të përfshirjes së tij në pedofili.

Lajmin për Albanian Post, e konfirmoi zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prizrenit, Vesel Gashi.

“Po ju konfirmojë se i dyshuari F.K. është arrestuar dhe shoqëruar ne polici, i njëjti me vendim të Prokurorit te shtetit ndalohet për 48 orë. Rasti po hetohet nga hetuesit rajonal”, kishte thënë Gashi.

Mësuesi pedofil, Fazli Kikaj, që u ekspozua në emisionin e ABC NEWS “Piranjat” ka një jetë të tërë që kishte ngacmuar vajzat.

Një prej tyre ka folur edhe për Albanian Post. Ajo thotë se 75 vjeçari e ngacmonte vazhdimisht.

Për AP kanë folur edhe ish-nxënës të tij.

Ata tregojnë se si djemtë e klasës ai i rrihte, derisa vajzat i ledhatonte krejtësisht jo përshtatshëm.

Ndërsa komshinjtë e Kikajt thonë se janë mbledhur me ta parë emisionin dhe se janë shqetësuar shumë.

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore